Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen dhe kryeparlamentari kosovar Nexhat Daci, vlerësuan se vrasja e fundit e dy serbëve dhe plagosja e dy të tjerëve në afërsi të Shtërpcës, e ka rënduar situatën e mirë të sigurisë që ka ekzistuar në Kosovë.
Në një takim të përbashkët të dy bashkëbiseduesit thanë se është i domosdoshëm një mobilizim më i madh i të gjitha strukturave dhe ndihma e qytetarëve, që kryesit e këtyre veprave kriminale të zbulohen dhe të marrin dënimet më të rënda.
XS
SM
MD
LG