Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me serbët për decentralizimin, por duke mos shkelur parimet bazë që komunat provuese të jenë multietnike, ka thënë sot për Radio Evropa e Lirë ministri i pushtetit lokal Lutfi Haziri.
"Vendimi është formalizuar dhe nuk lë shumë hapësirë për të negociuar, së paku nuk negociohet kjo çështje, por ne do të bisedojmë dhe jemi të hapur për pjesëmarrjen e serbëve në proces, duke i shqyrtuar kërkesat e tyre normalisht", tha ministri Lutfi Haziri, duke iu referuar planit të qeverisë për decentralizimin, i cili pati marrë mbështetjen e njëzëshme të Grupit të Kontaktit, si dhe të shefit të UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Ndërkohë përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë i kanë dërguar dje një letër shefit të UNMIK-ut Soren Jessen Petersen me kërkesa të shtuara dhe sqarime për kërkesat e mëhershme lidhur me pilot-komunat në kuadër të reformës së pushtetit lokal.
XS
SM
MD
LG