Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Agjencitë e lajmeve Reuters ka njoftuar se presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është në gjendje të rëndë shëndetësore.
"Ai është në gjendje mjaft serioze", transmeton agjencia Reuters të ketë thënë një diplomat i huaj në Prishtinë, pa e përcaktuar natyrën e sëmundjes së Rugovës, i cili tashmë 4 ditë gjendet në një spital ushtarak amerikan në Gjermani.
Duke i komentuar pohimet se Rugova mund të kthehet në shtëpi pjesërisht i paaftësuar, diplomati transmetohet të ketë thënë:
"Të shohim se cfarë ndikimi mund të ketë trajtimi mjekësor në gjendjen e tij ".
Ndërkaq, zëdhënësi i presidencës së Kosovës, Muhamet Hamiti, i tha Radios Evropa e Lirë se "nuk mund t'i konfirmojë" këto njoftime.
XS
SM
MD
LG