Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Autoritetet në jug të Shteteve të Bashkuara po mundohen të ndërprejnë plackitjen, derisa po merren me dhjetëra mijëra persona, që kanë mbetur të pa strehë, dy ditë pasi që uragani Katrina shkatërroi rajonin. Guvernatori i Teksasit është pajtuar me kërkesën e Luizanës, që të strehojë në Teksas më shumë se 20 mijë të pastrehë.
Sekretari amerikan për Siguri të Brendshme Michael Chertoff përshkruajti sitautën në dy shtete si shumë të rrezikshme:
"Situata në tërë rajonet e prekura mbetet shumë e rrezikshme. Duam të theksojmë se qytetarët duhet të ndjekin instruksionet e shtetit dhe autoriteteve lokale, që kanë kërkuar nga njerëzit të rrinë nën strehime dhe të rrinë larg rajoneve të prekura", tha Chertoff.
XS
SM
MD
LG