Ndërlidhjet

GDANSK


Evropa dhe bota i është bashkuar sot Polonisë në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të sindikatës Solidariteti, sindikata e parë e pavarur në ish bllokun sovjetik. Mbi 20 krerë shtetesh dhe personalitete tjera janë mbledhur në qytetin limanor të Gdanskit.
Lech Ëalesa, që ka udhëhequr lëvizjen tha se mijëra punëtorët e përfshirë në grevë ishin aktorët kryesorë në rënien e komunizmit në Poloni dhe Evropë:
"Gjenerata ime pa armë dhe pa gjak ndryshoi sistemin, tërë epokën. Duke folur thjesht, ne thyem dhëmbët e ariut këtu në Gdansk, kështu që ariu nuk mund t'i hante të tjerët të cilët u munduan të cliroheshin," tha Ëalesa.
XS
SM
MD
LG