Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Prefekti i New Orleansit ka urdhëruar 1500 policët që të ndalojnë plackitjet që pasuan kaosin e shkaktuar nga uragani Katrina në jug të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan kërcënim të madh shëndetësor për shkak të kontaminimit të ujit. Zyrtarët thonë se qindra ose mijëra persona dyshohet të kenë vdekur në Luizanë, Misisipi dhe zonat tjera të bregdetit në Gjirin e Meksikos.
Presidenti amerikan George Bush, i cili me aeroplan ka vëzhguar rajonet e shkatërruara, e quajti uraganin si tragjedinë më të rëndë në historinë amerikane dhe tha se do të duhen vite për t'u rimëkëmbur:
"Popullit në bregdetin e gjirit do t'i duhet ndihma për një kohë të gjatë. Kjo do të jetë një rrugë e vështirë. Sfidat me të cilat po përballemi në terren janë të paparashikueshme. Por, unë s'dyshoj se ne do të kemi sukses", tha Bush.
XS
SM
MD
LG