Ndërlidhjet

logo-print

NJU PORT


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë filluar takimin e tyre jo zyrtar në qytetin Nju Port të Britanisë. Hapja e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë do jetë tema kryesore gjatë ditës së sotme, derisa Kosova dhe Ballkani do të diskutohen kryesisht nesër. Në takim përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare do të bëjnë të qartë qëndrimin e kryeqyteteve përkatëse lidhur me çështjen e Kosovës, derisa bien dakord se hapja e bisedimeve për statusin do varet nga raporti i ambasadorit Eide.
Në Bruksel shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana është takuar me ambasadorin Kai Eide dhe pritet që t'i bëjë të njohura qëndrimet e zotit Eide para pjesëmarrësve të takimit.
XS
SM
MD
LG