Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Kryebashkiaku i Nju Orleansit ka urdhëruar 1500 policët që të ndalojnë plaçkitjet që pasuan kaosin e shkaktuar nga uragani Katrina në jug të Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast në qytet është vendosur ligji ushtarak në përpjekje për t'i dhënë fund vjedhjeve masive, derisa grabitësit janë bërë shumë të dhunshëm.
Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin për probleme të mëdha shëndetësore për shkak të kontaminimit të ujit. Zyrtarët thonë se qindra ose mijëra persona dyshohet të kenë vdekur në Luizianë, Misisipi dhe zonat e tjera të bregdetit në Gjirin e Meksikos.
Presidenti amerikan George Bush, i cili me aeroplan ka vëzhguar rajonet e shkatërruara, e quajti uraganin si tragjedinë më të rëndë në historinë amerikane dhe tha se do të duhen vite për t'u rimëkëmbur.
XS
SM
MD
LG