Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Prishtinë u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë. Gjenerali i deritashëm francez Iv de Kermabo ia dorëzoi detyrën e komandantit të KFOR-it gjeneralit italian Giuseppe Valotto. Ceremonia u udhëhoq nga komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore admirali amerikan Harry Ulrich. E pranishme ishte edhe ministrja franceze e mbrojtjes Michelle Alliot Marie dhe personalitete të tjera ndërkombëtare dhe vendëse. Në ceremoni mori pjesë edhe shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbo-malazeze gjenerali Dragan Paskash.
Në ceremoninë e sotme, për herë të parë nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, të Shërbimit Policor të Kosovës si dhe përfaqësues të partive opozitare, por edhe drejtues të lartë të partive politike, anëtare të koalicionit qeverisës.
Qeveria e Kosovës përmes një deklarate pas ceremonisë ka kundërshtuar praninë e delegacionit ushtarak serbo-malazez. "Pjesëmarrja e një gjenerali të një ushtrie që ka kryer krime në Kosovë dhe që deri më sot nuk ka kërkuar falje është fyerje për ndjenjat e qytetarëve dhe një akt i papranueshëm për ne", thuhej mes të tjerash në deklaratën e Qeverisë.
XS
SM
MD
LG