Ndërlidhjet

logo-print

NJU ORLEANS


Kryebashkiaku i Nju Orleansit ka urdhëruar 1500 policët që të ndalojnë plaçkitjet që pasuan kaosin e shkaktuar nga uragani Katrina në jug të Shteteve të Bashkuara. Me këtë rast në qytet është vendosur ligji ushtarak në përpjekje për t'i dhënë fund vjedhjeve masive, derisa grabitësit janë bërë shumë të dhunshëm.
Autoritetet kanë ngritur alarmin për probleme të mëdha shëndetësore për shkak të kontaminimit të ujit. Presidenti amerikan George Bush do të vizitojë zonat e prekura nga uragani. Bush gjithashtu ka kërkuar nga ish presidenti Klinton dhe Bush i ati që të drejtojnë përpjekjet për fonde për zonat e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore. Lidhur me përpjekjet për rikthimin e normalitetit, kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Michael Certof deklaroi:
"Do të duhen shumë muaj për të mënjanuar dëmet e uraganit dhe kjo do kërkojë shpirtin e vullnetin jo vetëm të bashkësive të prekura, por të çdo amerikani. Ne i kemi kaluar sfida të tilla kur ka pasur katastrofa përtej oqeanit, ne do ta kalojmë këtë sfidë për një katastrofë të kësaj përmase dhe në vendin tonë."
XS
SM
MD
LG