Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli Partinë Demokratike fituese të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut. 60 ditë pas zgjedhjeve KQZ-ja miratoi listën e fituesve në proporcional, listën e fituesve në mazhoritar si dhe 40 emrat e deputetëve, që do të marrin mandatin nga lista shumemërore.
Po sot presidenti Alfred Mojsiu caktoi 2 shtatorin si datën e mbledhjes së parlamentit të ri.
Kryeministri në largim dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste dhe se do t’ua dorëzojë pushtetin demokratëve paqësisht.
Arsyet se përse jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste sipas Nanos, është distancimi nga korrupsioni që ka mbuluar politikën.
XS
SM
MD
LG