Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Mijëra njerëz në Bagdad dhe rrethinë po marrin pjesë në funeralet e rreth 1 mijë pelegrinëve myslimanë shiitë, që u mbytën dje në një rrëmujë në një urë mbi lumin Tigër në Bagdad. Qeveria ka shpallur tri ditë zie. Turma po mblidhej në xhaminë Kadhimia në veri të Bagdadit, kur dikush brenda turmës ka përhapur panikun për një sulmues vetëvrasës. Shumë nga të vdekurit janë gra dhe fëmijë.
Liderët nga tërë bota kanë shprehur keqardhje për tragjedinë.
XS
SM
MD
LG