Ndërlidhjet

STAMBOLL


Pakistani nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin deri në krijimin e një shteti palestinez, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf.
Këto komente erdhën pas takimit të parë mes ministrave të jashtëm të Pakistanit e Izraelit, që u zhvillua në Stamboll.
Shefi i diplomacisë izraelite Silvan Shalom, e vlerësoi si "historik" këtë takim dhe shtoi:
"Mendoj se është koha e përshtatshme për të gjitha vendet myslimane dhe arabe që të rishohin marrëdhëniet e tyre me Izraelin. Mendoj se do jetë shenjë pozitive për opinionin izraelit dhe palestinez se tërheqja nga Gaza dha disa fryte", tha Shalom.
XS
SM
MD
LG