Ndërlidhjet

logo-print

NJU ORLEANS


Dhjetëra mijëra të mbijetuar nga uragani Katrina kanë mbetur pa ushqime, ujë e energji elektrike, derisa gjendja e sigurisë në këto rajone është thuajse jashtë kontrollit. Uragani shkaktoi 1 milionë të zhvendosur derisa nuk dihet numri i saktë i viktimave, por llogaritet në disa mijëra.
Guvernatori i shtetit të Luizianës në Shtetet e Bashkuara, i ka tërhequr vëmendjen plaçkitësve dhe organizatorëve të trazirave se forcat e rendit kanë marrë urdhër të zbatojnë politikën "qëllo dhe vrit", nëse është e nevojshme për të rikthyer rregullin në zonat e goditura nga uragani. Së fundi është njoftuar për një shpërthim të fuqishëm në Nju Orleans, por nuk dihen arsyet apo pasojat.
Presidenti Bush ka kërkuar nga banorët e këtyre zonave që të jenë të durueshëm.
"Kjo rimëkëmbje do të jetë një proces i gjatë, që do të kërkojë punë të madhe, durim dhe vendosmëri. Gjithashtu do të kërkojë dhe shumë para. Qeveria federale do bëjë detyrën, por dhe sektori privat duhet të kryejë pjesën që i takon", tha presidenti Bush, që planifikon të vizitojë rajonet e prekura nga uragani gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG