Ndërlidhjet

NEWPORT


Kosova është çështja më kritike me të cilën duhet të përballet Bashkimi Evropian prej kësaj vjeshte e deri në mesën e vitit të ardhshëm.
Këto vlerësime janë thënë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Newport të Britanisë së Madhe.
Zyrtarët e BE-së kanë thënë se duhet të pritet raporti i ambasadorit norvegjez Kai Aide, për të parë nëse është e mundshme të vazhdohet me procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.
Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë aktualisht për Kosovën në takimin jozyrtar që po zhvillohet në Uelsin jugor. Britania e Madhe si drejtuese e radhës së Unionit, ka kërkuar nga vendet anëtare që të japin mendimin e tyre rreth zhvillimeve në Kosovë dhe mundësisë së hapjes së bisedimeve për statusin.
XS
SM
MD
LG