Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Pakistani do të dërgojë një delegacion në Izrael, por ende s'është gati të njohë shtetin e Izraelit, ka thënë presidenti Pervez Musharaf, pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve në Stamboll.
"Pakistani i kushton rëndësi të madhe dhënies fund të pushtimit të Izraelit në Gaza. E shohim këtë si fillim të një procesi që do t'i japë fund pushtimit izraelit dhe krijimit të shtetit palestinez", tha Kurshed Kasuri, ministri i jashtëm i Pakistanit.
Në Islamabad, ligjvënësit e opozitës e kanë braktisur parlamentin, në shenjë proteste kundër bisedimeve të para joformale midis Pakistanit dhe Izraelit.
Nga ana tjetër, Izraeli ka bërë të ditur se ka pezulluar planet për zgjerimin e vendbanimit më të madh hebrej në Bregun Perëndimor, që ishte kritikuar ashpër nga palestinezët.
XS
SM
MD
LG