Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Presidenti amerikan George Bush e ka filluar vizitën në zonat e goditura nga uragani Katrina.
Duke folur në shtetin federal Alabama, Bush premtoi rivendosjen e rendit në New Orleans, ku dhuna dhe plaçkitjet po i pengojnë përpjekjet humanitare.
Presidenti Bush gjithashtu tha se Kongresi gjithashtu ka alokuar 10.5 miliardë dollarë për shpenzimet e rimëkëmbjes.
Vizita e tij u bë në mesin e kritikave në rritje për përgjigjen ndaj njërës nga katastrofat më të mëdha natyrore në Shtetet e Bashkuara.
Kryetari i bashkisë së New Orleans Ray Nagin i akuzoi autoritetet federale se nuk janë përgjigjur shpejt.
"Ato as që kanë idenë se çfarë po ndodh këtu. Ata erdhën këtu me kamerat televizive pasi uragani kishte kaluar", tha Ray Nagin.
Dhjetëra mijëra të mbijetuar nga uragani Katrina kanë mbetur pa ushqime, ujë dhe energji elektrike. Uragani shkaktoi 1 milionë të zhvendosur. Numri i saktë i viktimave nuk dihet, por llogaritet në disa mijëra.
XS
SM
MD
LG