Ndërlidhjet

PARIS


Çmimet e naftës sot ranë për një dollar në fuçi, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u zotua të lirojë një sasi nafte nga stoqet e saj të emergjencës, dhe një pjesë t'ua dërgojë Shteteve të Bashkuara për ta zbutur krizën e shkaktuar nga uragani Katrina.
Sekretari amerikan i Energjisë Samuel Bodman gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara do të lirojnë 30 milionë fuçi nga rezervat e vendit, dhe me këtë rast e falënderoi gjestin e agjencisë me seli në Paris.
"Shtetet e Bashkuara e mirëpresin këtë vendim historik dhe unanim të vendeve anëtare të agjencisë. Kuptohet, edhe ne jemi anëtar i rëndësishëm i organizatës. Ky paraqet demonstrim të solidaritetit dhe mbështetjes, e cila besoj se është përgjigje e duhur për çrregullimin që po ndodh", tha Bodman.
XS
SM
MD
LG