Ndërlidhjet

logo-print

NEWPORT


Turqia e ka shprehur bindjen se bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian do të fillojnë muajin e ardhshëm, ashtu siç është paraparë, përkundër refuzimit të saj për të njohur Qipron.
Ministri i Jashtëm Abdullah Gyl i bëri këto komente pas takimit me homologët e tij në Uels.
Më parë, udhëheqësit turq thanë se nuk do t'i bëjnë më koncesione BE-së, dhe se do të heqin dorë nga përpjekjet për t'iu bashkangjitur bllokut, nëqoftëse u ofrohet një marrëdhënie, e cila nuk do të jetë partneritet i plotë.
XS
SM
MD
LG