Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është kthyer pasditen e sotme në Kosovë pas një jave ekzaminimesh mjekësore në spitalin ushtarak amerikan të Landshtulit në Gjermani. Zoti Rugova udhëtoi drejt Gjermanisë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore dhe me këshillimin e mjekëve në qendrën spitalore pranë bazës ushtarake të Bondstillit.
Sipas një komunikate nga Zyra e Presidentit ai "do t’u kthehet detyrave të tij si President, duke qenë nën përkujdes mjekësor në rezidencën e tij në Prishtinë".
Deri tani nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar lidhur me rezultatin e ekzaminimeve mjekësore.
XS
SM
MD
LG