Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka mandatuar sot zotin Sali Berisha si kryeministër të vendit. Ky hap erdhi pasi deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, që kanë shumicën në Kuvend, ia paraqitën kanidaturën e zotit Berisha presidentit të vendit. Kryeministri dhe qeveria pritet të diskutohen në Kuvend të hënën. Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Kuvendit Jozefina Topalli, deputete e Partisë Demokratike është zgjedhur kryetare e Kuvendit, duke qenë kështu e para grua në këtë post.
XS
SM
MD
LG