Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Udhëheqësit e komunitetit shiitë dhe sunitë në Bagdad kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Othman Ali al Ubejdi, që humbi jetën derisa përpiqej të shpëtonte jetët e besimtarëve shiitë gjatë rrëzimit të urës pak ditë më parë, ku humbën jetën afro një mijë vetë.
Kjo ceremoni ka qenë ndër rastet e pakta ku të dyja komunitetet janë mbledhur paqësisht së bashku.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend së paku 10 ushtarë dhe policë irakianë janë vrarë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG