Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani tha se do të vazhdojë aktivitetet e konvertimit të uraniumit pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hamid–Reza Asefi tha se Teherani nuk do të zmbrapset nga presioni i SHBA-ve dhe BE-së dhe të heq dorë nga ajo që e quan të drejtë legjitime për të pasur teknologji bërthamore paqësore.
"Ka kaluar koha kur ata do të mund t'ia mohonin Iranit të drejtat duke e kërcënuar. Është e drejtë legjitime jona, që të kemi teknologji bërthamore për qëllime paqësore dhe nuk do të heqim dorë nga kjo", tha Asefi.
XS
SM
MD
LG