Ndërlidhjet

PARIS


Policia franceze tha se 4 persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përgjegjës për zjarrin që la të paktën 14 persona të vdekur sot, në një rrethinë të Parisit. Zjarri shpërtheu në një bllok apartamantesh në Hay-Les Roses në jug të Parisit. Dëshmitarët përshkruajnë të kenë parë disa të rinj të ndezin zjarrin në hyrje të ndërtesës. 35 persona tjerë janë lënduar nga zjarri dhe autoritetet thonë se shifra e të vdekurve mund të rritet. Është ky zjarri i tretë i madh që e godet zonën e Parisit në 10 ditët e fundit.
XS
SM
MD
LG