Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ambasadori Kai Eide ka thënë sot në Prishtinë se nuk mund ta parashikoje se edhe sa kohë i duhet atij për të përmbyllur raportin që do t’ia paraqese Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, lidhur me shkallën e përmbushjes së standardeve në Kosovë. Eide ka filluar sot vizitën tjetër tri ditëshe në Kosovë, dhe ka paralajmëruar që filluar nga nesër t’i takojë liderët kosovarë dhe udhëheqësit e administratës ndërkombëtare.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka thënë sot se së shpejti mund të fillojnë bisedat e para për statusin e Kosovës dhe ka shfaqur bindjen që raporti i ambasadorit Kai Eide do të ejtë pozitiv. Ai megjithatë ka thënë se ka pasur ngecje në përgatitjet për bisedat lidhur me statusin dhe për këtë ka fajësuar bisedimet lidhur me rolin e Forumit Politik të Kosovës.
XS
SM
MD
LG