Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Helikopterë ushtarakë dhe ekipe të shpëtimit po kërkojnë sot të mbijetuarit e katastrofës së uraganit në Neë Orleans.
Pothuajse një javë pasi uragani Katrina goditi qytetin, trupa të pajetë ende notojnë mbi ujë, derisa ekipet ushtarake kanë hedhur ujë dhe ushqim për mijëra persona të mbetur në qytet.
Ekipet e shëptimit kanë filluar të mbledhin dhe numërojnë të vdekurit, përderisa askush nuk e di shifrën e tyre dhe se sa të tjerë mund të jenë ende të ngujuar duke pritur që t'i shpëtojnë.
Sekretari amerikan i Shërbimeve Shëndetësore dhe Humane Michael Levitt tha se beson se shifra e të vdekurve është me mijëra. Pas krtitikave të rënda mbi reagimin e Uashingtonit ndaj uraganit, sekretari për siguri të brendhshme Michael Chertoff pranoi se qeveria ende nuk është plotësisht e gatshme për t'u marrë me tragjedinë.
Presidenti ameirikan George Bush u kërkoi amerikanëve që të dhurojnë gjak dhe para, Kryqit të Kuq për t'iu ndihmuar viktimave.
Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar ndihmë NATO-së dhe BE-së. Shumë vende në tërë globin, përfshirë edhe Iranin e Afganistanin kanë ofruar tashmë ndihmën e tyre.
XS
SM
MD
LG