Ndërlidhjet

PEKIN


Bashkimi Evropian dhe Kina kanë arritur një marrëveshje lidhur me zhbllokimin e importit të tekstileve kineze që kanë mbetur në portet evropiane.
Bllokimi ka ndodhur pasi eksportet e tekstileve kineze në tregun e Bashkimit Evropian i kishin tejkaluar kuotat e caktuara në muajin qershor.
Bisedimet për këtë çështje po zhvilloheshin që nga java e kaluar. Kryeministri Tony Blair, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian është takuar me presidentin kinez Hu Jianto, për bisedime që ishin përqëndruar në ndryshimet klimatike. Blair pas takimit ka theksuar se ka mosmarrëveshje me Kinën, por ato janë të një natyre që mund të kapërcehen.
"Derisa rritet tregtia mes nesh do të ketë herë pas here dhe mosmarrëveshje, siç kemi parë në rastin e tekstileve. E rëndësishme është të zgjidhim mosmarrëveshjet dhe të vazhdojmë të rrisim tregtinë mes Kinës dhe Evropës", tha Blair, që po ndjek dhe takimin vjetor Kinë –Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG