Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka njoftuar sot qytetarët e Kosovës se vuan nga kanceri në mushkëri. Ai e ka bërë të ditur këtë në një paraqitje publike drejtuar qytetarëve të Kosovës.
"Mjekët kanë gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar në mushkëri, prandaj më kanë caktuar një terapi intensive shëruese.
Gjithashtu mjekët kanë konstatuar se tash gjendja ime shëndetësore është duke u përmirësuar dhe janë optimistë për shërimin tim të shpejtë", tha presidenti Rugova duke falënderuar qeverinë amerikanë që këto ditë është kujdesur për gjendjen e tij shëndetësore. Vetë presidenti Rugova tha sot se shpresonte ta kapërcente edhe këtë betejë:
"Jam i bindur se me ndihmën e Zotit do të kapërcej edhe këtë betejë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku më fuqishëm për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, Kosovës, sa më parë nga miqtë tanë amerikanë e evropianë.
Pres përkrahjen Tuaj, si gjithmonë. Zoti Ju bekoftë! Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës! Zoti e bekoftë Kosovën!"
XS
SM
MD
LG