Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Rugova ka marrë sot mesazhe mbështetje pas njoftimit për gjendjen e tij shëndetësore.
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen përmes një komunikate ka deklaruar se “Jam i bindur se presidenti do të vazhdojë ta shfaqë frymën me të cilën është përballur në shumë situata të vështira në të kaluarën dhe ai mund të llogarisë në mbështetjen tonë të plotë për ta tejkaluar këtë periudhë sfiduese". Jessen Petersen u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të bashkuar dhe dinjitozë në solidaritetin e tyre me presidentin, në përpjekjet për shkuar përpara dhe për të punuar drejt arritjes së shpejtë të synimeve që kanë të gjithë, e para së gjithash presidenti, për një shoqëri paqësore, të qëndrueshme demokratike dhe multietnike.
Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë Philip Goldberg ka theksuar posaçërisht kurajon që e shfaqi presidenti Rugova kur e paraqiti në mënyrë publike sëmundjen e tij. Jam krenar që SHBA-të ishin në gjendje që të ndihmojnë në këtë sëmundje kryetarin, i cili ka qenë mik i Shteteve të Bashkuara për shume vite. Kjo betejë nuk do të jetë e lehtë, dhe në emër të Qeverisë së SHBA-ve, ne ia dëshirojmë të mirën, thuhet në deklaratën e shefit të zyrës amerikane.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi duke shprehur shqetësimin e qeverisë ka thënë se Dr. Rugova, ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimet në Kosovë për aspiratat e popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Besojmë se Presidenti si gjithmonë do të tejkalojë edhe këtë sfidë si shumë të tjera, thuhet në deklaratën e kryeministrit Bajram Kosumi.
Ndërkaq nga Brukseli shefi i diplomacisë evropian Javier Solana ka shprehur trishtimin e tij pas lajmit për shëndetin e kryetarit Rugova, por ka shprehur besimin së të gjithë do hsfaqin solidaritetin me Presidentin dhe do punojnë së bashku për interesin e Kosovës dhe popullit të saj.
XS
SM
MD
LG