Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish presidentët amerikanë Bill Klinton dhe George Bush i ati, sot kanë filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për viktimat e uraganit Katrina.
Dy presidentët amerikanë e kanë bërë të ditur këtë nismë në Hjuston të Teksasit.
Fondi do ndihmojë shtetet e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës me fonde dhe shërbime mjekësore.
Në shtetin e Teksasit janë vendosur 240 mijë refugjatë nga zonat e prekura nga uragani Katrina, derisa numri i përgjithshëm i të zhvendosurve i ka kaluar të një milionët, kurse viktimat llogariten disamijëra njerëz.
Presidenti Bush vizitoi sërish zonat e prekura nga katastrofa.
"Ka edhe shumë punë për t'u bërë. Ne do vazhdojmë të punojmë me autoritetet lokale dhe ato të shteteve përkatëse. Misioni kryesor është të shpëtojmë jetët e njerëzve. Deri kur të mbetet edhe një jetë e vetme në rrezik ne do vazhdojmë me shpëtimin", tha Bush.
XS
SM
MD
LG