Ndërlidhjet

MITROVICË


Ambasadori norvegjez Kai Eide, i dërguari i posacëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e përmbushjes së standardeve, është takuar në Mitrovicë me udhëheqësit e Listës Serbe për Kosovën dhe Metohinë, me të cilët është ngritur cështja e decentralizimit të pushtetit vendor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve serbë në këtë proces. Pas takimit është prononcuar vetëm Rangjel Nojkic, i cili ka thënë cështja e sigurisë për pakicat kombëtare, e vecanërisht për pakicën serbe, ëshët drejtëpërsëdrejti e lidhur me cështjen e decentralizimit të pushtetit vendor. Eide takoi edhe udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Serb. Pasi t’i ketë përfunduar edhe takimet e sotme ambasadori norvegjez pritet të udhëtojë për në Beograd për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm.
XS
SM
MD
LG