Ndërlidhjet

logo-print

NEW ORLEANS


Niveli i ujit në Nju Orleans ka filluar të bjerë sot, derisa po vazhdon largimi i tij, që mund të zgjasë deri në 80 ditë.
Një qark i Nju Orlenasit i ka lejuar sot banorëve që të kthehen për t'i kontrolluar shtëpitë e tyre.
Qindra mijëra janë evakuuar në shtete tjera, pasi që uragani Katrina shkatërroi javën e kaluar rajonin e bregdetit të Gjirit.
Presidenti amerikan George Bush pas kritikave për reagimin e ngadalshëm të qeverisë së tij, dje ka vizituar Luizianën, vizita e dytë brenda javës:
"Ky vend është i përkushtuar që të ndihmojë njerëzit të qëndrojnë në këmbët e veta dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur sërish në këtë shtet", tha Bush.
Ish presidentët George Bush dhe Bill Clinton kanë themeluar dje një fond për ndihma humanitare.
Në Nju Orleans po vazhdon kërkimi shtëpi më shtëpi i të mbijetuarve dhe zbulimi i trupave të vrarë. Prefekti i qytetit Ray Nagin tha se 10 mijë persona mund ta kenë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG