Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Ekipet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë operacionet e tyre për ti gjetur personat që eventualisht i kanë shpëtuar uraganit Katrina. Këto ekipe poashtu po bëjnë kërkime për trupat e pajetë, të atyre që pësuan nga kjo katastrofë natyrore. Kryetari i bashkësisë së Nju Orleansit, Ray Nagin ka thënë se mund të ndodhë që afro 10 mijë persona kanë humbur jetën nga pasojat e uraganit Katrina. Presidenti amerikan, George Bush po qëndron në Luizianë dhe po takohet me ata që i shpëtuan uraganit. Zoti Bush, që ishte kritikuar për veprimet e tij të para në përgjigjje të katastrofës, premtoi ndihmë afatgjatë:
- Ky vend do të jetë i përkushtuar ta bëjë atë që do tju ndiohmoj njerëzve për tu mbështetur në forcat e veta dhe për këtë arsye unë erdha përsëri këtu", tha presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG