Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka bërë të ditur sot se në incidente të ndara, dje dhe sot, janë vrarë katër ushtarë amerikanë në Irak. Dy prej tyre janë vrarë sot kur makina e tyre hasi në një bombë sot në Bagdad, ndërsa dy të tjerët ishin vrarë dje në Tal Afar dhe në Ramadi. Prej zhvillimeve të tjera nga Iraku raportohet se nga një shpërthim bombe në një rrugë në qytetin Khalidiya, që është në perëndim të Bagdadit, janë vrarë katër ushtarë irakianë dhe pesë të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG