Ndërlidhjet

PRISHTINË/MITROVICË


Diplomati Kai Aide, i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për ta përpiluar raportin për gjendjen në Kosovë, sot në orët e mbrëmjes u takua me kryeminisrin Bajram Kosumi. Zoti Aide tha se bisedimet me zotin Kosumi do ti vazhdoj edhe nesër. Ai paralajmëroi se nesër ndoshta do të tregoj për kohën se kur mendon ta finalizoj raportin. Më herët gjatë ditës Zoti Aide ishte në Mitrovicë, me ç'rast bisedoi me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Zoti Aide tha se "kemi një situatë të sigurisë e cila, besoj, është më e mirë se që ishte më parë, por ende nuk është në shkallën e kënaqshme". Politikani serb, Rangjel Nojkqi tha se e kishin informuar zotin Aide me "vështirësitë me të cilat po përballemi gjatë aktiviteteve tona, para se gjitha lidhur me institucionet e Kosovës".
XS
SM
MD
LG