Ndërlidhjet

SARAJEVË


Përfaqësuesi i lartë i Bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë, Paddy Ashdown ka suspenduar sot të gjitha të drejtat e autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës për ti amnistuar kriminelët. Në një konferencë për shtyp, zoti Ashdown tha se vendimi i tij ka për qëllim që ti ndalë zyrtarët më të lartë të Federatës boshnjako – kroate dhe të Republikës serbe nga keqpërdorimi i autoritetit duke amnistuar miqtë ose kolegët partiakë. Ky vendim u bë një javë pasi presidenti i Federatës boshnjako-kroate, Niko Lozaniq amnistoi ish zyrtarin e lartë të kësaj federate Mirosllav Përçe, që ishte i dënuar me burgim pesëvjeçar për keqpërdorime financiare.
XS
SM
MD
LG