Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e përmbushjes së standardeve në Kosovë, ambasadori Kai Eide, ka paralajmëruar se fundi i punës së tij në hartimin e raportit, nga i cili varet më pas dhe fillimi i bisedimeve për statusin e Kosovës, do të jetë brenda dy javëve të ardhshme. Ambasadori norvegjez është shprehur më optimist se në të kaluarën rreth të arriturave në Kosovë, por nuk ka dashur të paragjykojë ndonjë rezultat të raportit të tij, duke ia lënë këtë mundësi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Në përmbyllje të vizitës, Kai Eide ka vazhduar bisedimet edhe sot me kryeministrin Bajram Kosumi, ka vizituar presidentin Ibrahim Rugova, si dhe ka zhvilluar një takim dhe me komandantin e TMK-së, Agim Çeku. Duke mos dashur të paragjykojë raportin e tij, ai tha se ky raport, si edhe vendimi për fillimin e bisedimeve për statusin, janë çështje ekskluzive për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG