Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka thënë se puna e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e standardeve nuk përfundon me raportin e të dërguarit special të OKB-se, Kai Eide, por vazhdon deri në inkuadrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian. Këto komente ai i bëri sot pas një takimi që zhvilloi me shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Gjermanisë në Prishtinë, Eugen Ëollfahrt.
"Ne jemi duke hartuar planin ‘Rruga e Kosovës drejt Evropës’ përmes të cilit do të bëjmë lidhjen midis standardeve për Kosovën dhe standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë kryeministri Kosumi.
XS
SM
MD
LG