Policia në Nju Orleans bën të ditur se 10 mijë njerëz gjenden ende në qytet, të cilët nuk mundin ose nuk duan të largohen. Tre persona kanë vdekur nga uji i ndotur. Derisa po hiqet uji nga rrugët e qytetit po gjenden kufoma dhe automjete të shkatërruara. Në Shtetet e Bashkuara ende vazhdojnë debatet për përgjegjësinë e qeverisë federale në menaxhimin e krizës. Senatorja Hilari Klinton ka kërkuar hetime të pavarura:
"Kur presidenti Bush nënshkroi deklaratën e gjendjes së jashtëzakonshme më 27 gusht, përpara uraganit Katrina, qeveria federale tha se do drejtonte përpjekjet për të përballuar krizën. Por, është e qartë se diçka nuk funksionoi", tha Hilari Klinton.