Ndërlidhjet

KIJEV


Presidenti ukrainas Viktor Yushchenko ka shkarkuar sot qeverinë pas deklaratave për korrupsion.
Yushchenko ka emëruar Jurij Jehanurovin, guvernatorin e rajonit të Dniepropetrovskit, si ushtrues detyre i kryeministrit.
Yushchenko ka fajësuar mungesën e sic e quajti "shpirtit ekipor", si shkak të shkarkimit të kryeministres Yulia Tymoshenko:
"Cdo ditë kam parë shumë e më shumë konfrontime mes departamenteve, pastaj konflikte serioze mbi cështjet e ndryshme, intriga pas shpine, që filluan të ndikojnë në politikat thelbësore të shtetit", tha Yushchenko.
Pak pas kësaj deklarate, shefi i shërbimit të sigurisë Olexander Turchinov ka dhënë dorëheqje.
Bashkimi Evropian, ndërkaq ka këkruar nga Yushchenko, që të ruajë stabilitetin në vend.
XS
SM
MD
LG