Ndërlidhjet

PRISHTINË


Autoritetet në Kosovë kanë konfiskuar më shumë se 500 mijë pako cigaresh të kontrabanduara, ka njoftuar zëdhënësja e UNMIK-ut Mechthild Henneke. Zyrtarët e doganave gjetën cigaret Marlboro dhe Marlboro Light të fshehura në kompjuterë, në një mjet transportues nga Maqedonia, javën e kaluar. Cigaret janë eksportuar nga Dubai dhe ishin të destinuara për tregun kosovar. Ato besohet se janë falso, të prodhuara në një fabrikë ilegale në Kinë, ka thënë Henneke.
XS
SM
MD
LG