Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Diplomati norvegjez Kai Eide u takua sot në Beograd me drejtuesit më të lartë të vendit. Eide ka mbërritur në Beograd dje pas përfundimit të vizitës në Kosovë, e cila ka qenë e fundit para hartimit të raportit për kreun e Kombeve të Bashkuara. Ai ka refuzuar që të japë detaje rreth raportit. Ai ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura dhe ka përsëritur se raporti do të fokusohet në mbrojtjen e minoriteteve, tarshëgimisë së tyre kulturore dhe kthimin e refugjatëve. Eide ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do t'i paraqesë Kofi Annai raportin gojor për gjendjen në Kosovë. Ai ka thënë se pastaj do të dihen hapat e ardhshëm të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Kosovën.
XS
SM
MD
LG