Ndërlidhjet

KIJEV


Presidenti ukrainas Viktor Yushchenko ka shkarkuar sot qeverinë pas deklaratave për korrupsion.
Yushchenko ka emëruar Jurij Jehanurovin, si ushtrues detyre i kryeministrit.
"Cdo ditë kam parë shumë e më shumë konfrontime mes departamenteve, pastaj konflikte serioze mbi cështjet e ndryshme, intriga pas shpine, që filluan të ndikojnë në politikat thelbësore të shtetit", tha Yushchenko.
Bashkimi Evropian, ka kërkuar nga Yushchenko, që të ruajë stabilitetin në vend. Departamenti amerikan i shtetit tha se kjo është cështje e popullit të Ukrainës. Ndërsa presidenti rus Vlladimir Putin ka thënë se kjo cështje nuk duhet dramatizuar.
XS
SM
MD
LG