Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Richard Holbrooke deklaroi se "statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë pavarësia", me garanca të forta për serbët e Kosovës dhe me prani afatgjate ndërkombëtare për sigurinë".
Në një fjalim me rastin e 10-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, që u mbajt në Akademinë Amerikane në Berlin, Holbrook ka vlerësuar se "nëse nuk do të ketë prani të fuqishme ndërkombëtare, ekziston rreziku që nga pala shqiptare të nxitet dhunë e përgjakshme në Kosovë".
Nga Bashkimi Evropian, Holbrooke kërkoi që unioni t'i ofrojë Beogradit anëtarësim, si masë nxitëse që Beogradi të shfaqë fleksibilitet lidhur me Kosovën.
XS
SM
MD
LG