Ndërlidhjet

SARAJEVË


Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet për anëtarësi me Serbinë e Malin e Zi pa u arrestuar Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiq, ka deklaruar për mediat boshnjake kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë Carla Del Ponte.
Më tej Del Ponte ka kritikuar forcat e NATO-s për dështimin në kapjen e dy të akuzuarve kryesorë dhe ka nënvizuar se do paraqesë një dosje të veçantë në Këshillin e Sigurimit ku do nxjerr në pah arsyet për dështimin e NATO-s, nëse Karaxhiq e Mlladiç nuk do jenë në Hagë deri në dhjetor.
XS
SM
MD
LG