Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Është shkatërruar në orët e hershme të mëngjesit përmendorja kushtuar dëshmorëve Ahmet Kaçiku, Kadrush Ilazi e Naim Bakiu si dhe gjithë të rënëve të komunës së Shterpcës. Përmendorja që gjendej pranë fshatit Brod është shkatërruar nga një shpërthim, për autorët e të cilit nuk ka ende informacione.
Komisioneri i policisë Kai Vittrup edhe komandanti i Shërbimit Policor të Kosovës, Sheremet Ahmeti, që vizituan vendin e ngjarjes, e kanë dënuar këtë akt si vandal.
“Monumentet pavarësisht se të kujt janë paraqesin vlera, rrënimi i tyre është vepër e ulët”, ka thënë Vittrup, për të shtuar se rruga për në Shterpcë do të ketë masa të shtuara të sigurisë.
XS
SM
MD
LG