Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka shpallur planet e qeverisë amerikane, që çdo familjeje të prekur nga uragani Katrina, t'i jepen ndihma në vlerë prej 2.000 dollarë.
Bush e bëri këtë prononcim në kohën kur bilanci i konfirmuar i të vdekurve në shtetet Luiziana dhe Misisipi arriti në 320.
"Qëllimi ynë nuk është thjesht të sigurojmë ndihma, por të mundësojmë ato të grumbullohen sa më lehtë. Na presin ditë të vështira, sidomos për t'i zbuluar ata që nuk e mbijetuan stuhinë", tha presidenti amerikan.
Bush e shpalli 16 shtatorin ditë të Lutjeve Kombëtare dhe të Përkujtimit të viktimave nga uragani.
Ndërkaq Kongresi amerikan miratoi 51.5 miliardë dollarë ndihma shtesë. Deri tash, qeveria federale i ka shpenzuar 10.5 miliardë dollarët, që u miratuan nga Kongresi javën e kaluar.
Ndërkohë në Nju Orleans, ekipet e shpëtimit vazhdojnë t'i kërkojnë banorët, që nuk kanë mundur apo kanë refuzuar ta lëshojnë qytetin, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se ujërat janë ndotur nga bakteriet dhe kimikatet.
XS
SM
MD
LG