Ndërlidhjet

KJEV


Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri i emëruar po zhvillojnë bisedime për hartimin e kabinetit të ri qeveritar në mënyrë që të tejkalohet kriza politike e krijuar pas shkarkimit të djeshëm të qeverisë Timoshenko nga presidenti ukrainas.
Kryeministri i sapo emëruar, Juri Jekhanurov, ka theksuar se ruajtja e stabilitetit do jetë përparësia e tij kryesore:
"Gjëja më e rëndësishme për vendin është qëndrueshmëria në mënyrë që qytetari i thjeshtë ta ndiejë se vendi ka president, qeveri dhe parlament. Qeveria duhet të punojë që të sigurojë qytetin se shteti kujdeset për të" tha kryeministri i emëruar.
Jushçenko largoi qeverinë Timoshenko pas akuzave për korrupsion.
XS
SM
MD
LG