Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai foli sot për sakrificat e panumërta të Ahmad Shah Masud, një nga udhëheqësit e rezistencës kundër pushtimit sovjetik dhe regjimit taliban në Afganistan. Këto komente Karzai i bëri në 4 vjetorin e vrasjes së Masudit, vrasje që u organizua nga Al Kaida vetëm pak ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Forcat e Masudit ishin përkrah atyre amerikane në përpjekjet për rrëzimin e talibanëve.
"Kjo fitore nuk na u fal, pasi mijëra djem të këtij vendi humbën jetën e tyre gjatë luftës së shenjtë për të mbrojtur lirinë, identitetin kombëtar dhe nderin e kombit", tha presidenti afgan Karzai.
XS
SM
MD
LG