Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi përmes një deklarate ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion. Mes të tjerash Kosumi ka theksuar se "ka qenë një takim i paplanifikuar dhe i pashtyeshëm me ambasadorin Kai Aide që duhej realizuar në Prishtinë, e qe ka shtruar domosdonë për t’i ndërprerë pushimet dy ditë më herët. Bërja pozitive e raportit të ambasadorit Aide është gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Duke pasur parasysh faktin se qeveria e Kosovës nuk ka avion të vetin dhe se rrezikoja të mos kthehesha në kohën e duhur, miku im ministri Ethem Çeku, ka siguruar avionin privat për kthim. Kur kam deklaruar se kthimi është bërë i mundur me ndihmën e disa miqve, kam menduar në ministrin Ethem Çeku dhe në biznesin e tij familjar. Në asnjë moment, as atëherë e as sot, nuk kam dyshuar se bashkëshfrytëzimi i këtij shërbimi të mikut tim të vjetër familjar, ministrit Çeku, mund të konsiderohej marrje e mitos apo korrupsion", thuhet në mes të tjerash në kumtesën e kryeministrit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG